Erdogan e quan BE’në të sëmurë, thotë se po i largohet demokracisë

PUBLIKUAR

Një ditë përpara referendumit që Turqia do të mbajë për miratimin ose jo të Kushtetutës së re, presidenti Recep Tayyip Erdogan vijon fushatën e tij me tone të ashpra. Këtë herë, ai i është drejtuar me kritika të forta Bashkimit Europian dhe përpara mbështetësve të tij, ai e ka quajtur bllokun “të sëmurë”.

“Ata kanë humbur gjithë reputacionin dhe besueshmërinë. Ne nuk e mbrojmë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe liritë sepse kështu duan ata. E bëjmë sepse qytetarët tanë e meritojnë. Teksa ne i afrohemi demokracisë, ata i largohen”, tha Erdogan transmeton Oranews.

Presidenti është betuar të rishikojë marrëdhënien dhe ka kritikuar rregullat e anëtarësimit të një vendi në BE, të njohura ndryshe si Kriteret e Kopenhagenit.

Muajin e kaluar, Erdogan tha se ai mund të vendosë të mbajë një referendum të dytë për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësimin, që kanë nisur në vitin 2005.

Një fitore në referendumin e të dielës, mund të forcojë pozitën e tij në marrëdhënie me bllokun. Jo vetëm kaq, por aprovimi mund ta shohë Erdogan të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2029.

Kushtetuta e re do të shfuqizojë postin e Kryeministrit, duke i lejuar presidentit të emërojë ministrat e kabinetit dhe të marrë gjithë burokracinë shtetërore nën pushtetin e tij.

Sipas Erdogan, sistemi i ri do t’i ngjasojë Francës dhe SHBA-së, si edhe do të sjellë stabilitet në një kohë trazirash të shkaktuara nga kryengritja kurde, militantizmi islamik dhe konflikti sirian që ka sjellë një fluks të madh refugjatësh.

Parashikohet gjithashtu që zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të mbahen në 3 nëntor 2019, ndërkohë që presidenti do të ketë një mandat 5-vjeçar, me një maksimum prej 2 mandatesh.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...