Erdogan e Netanyahu hahen mes vete

PUBLIKUAR

Komentet fshikulluese të Rexhep Tayyip Erdoganit ndaj Izraelit, e kanë zemëruar keq kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Presidenti turk e quajti vendin hebre “shtetin më fashist dhe më racist të botës” dhe liderët e tij politikë i krahasoi me Hitlerin.

Netaniahu iu përgjigj duke e akuzuar Erdoganin për “masakrimin e sirianëve dhe kurdëve”. Nën regjimin e tij, shkroi kreu i ekzekutivit izraelit në Tëitter, Turqia është shndërruar në një “diktaturë të errët”.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar prej kohësh. Dikur kanë qenë aleatë të ngushtë, por Turqia i shkëputi marrëdhëniet me Izraelin në 2010-ën, pas vrasjes së 10 aktivistëve turko-palestinezë në përplasjet me komandot izraelitë, të cilët u ngjitën me forcë në bordin e një anijeje turke që po tentonte të thyente bllokadën ndaj Rripit të Gazes.

Edhe pse relatat u rivendosën në 2016-ën, tensionet u rishfaqën sërish majin e këtij viti, pas vrasjes së protesutesve palestinezë në kufirin e Gazës me Izraelin dhe dëbimit të diplomatëve nga të dy krahët, përcjell TCh.

Luftën e fundit verbale e nisi Erdogani që kritikoi ashpër një ligj kontrovers të miratuar nga Izraeli javën e kaluar, i cili e paraqiste vendin si shtet kryesisht hebre.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...