Erdogan: Do të fillojmë ofensivë ushtarake kundër kurdëve në Siri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Turqia do të fillojë një operacion ushtarak në zonën siriane të kontrolluar nga kurdët, ka thënë presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan këtë të shtune, duke e bërë kështu ofensivën e tretë ushtarake ndaj milicisë kurde e cila qëndron në anën tjetër të kufirit turk.

Turqia në të kaluarën kishte bërë paralajmërime për operacione ushtarake, por të gjitha ishin në pajtueshmëri me Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që ta krijojë një zonë të sigurtë brenda kufirit veriorë të Sirisë e që nuk do të kishte rebelë kurdë, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Por Ankaraja tani akuzon Uashingtonin për progres të vogël për ta krijuar zonën e sigurtë dhe i ka dënuar marrëdhëniet e saj me palën kurde. Partia kurde e Punës ka qenë aleati kryesor i SHBA’së në Siri gjatë betejave kundër ISIS’it, por Turqia e konsideron atë si organizatë terroriste.

Erdogan tha që Rusia dhe SHBA’ja janë lajmëruar për operacionin, por nuk tregoi se kur do të filloi. E që kjo do të shënonte ndërhyrjen e tretë turke në territorin sirian.

“Ne hymë në Afrin, Jarablus dhe Al-Bab. Tani do të hyjmë në pjesën lindore të Eufratit” tha Erdogan të dielën gjatë një ceremonie për hapjen e një autostrade.

I pyetur për komentet e Erdoganit, një zyrtar amerikan tha se “Bisedimet bilaterale me Turqinë vazhdojnë në mundësinë e krijimit të një zone të sigurtë për forcat amerikane dhe turke që do të adresojë shqetësimet legjitime të Turqisë për sigurinë e saj nga pjesa veriore e Sirisë”.

Ndërsa administrate kurde e cila vepron në pjesën veriore dhe lindore të Sirisë ka lëshuar një deklaratë për kërcënimet turke.

“Këto kërcënime krijojnë rrezik në zonë dhe rrezikojnë zgjidhjen paqësore të Sirisë. Çdo agresion turk në zonë do të hapte rrugë për rikthimin e ISIS’it, dhe agresioni gjithashtu do të kontribuonte në zgjerimin e okupimit turk në Siri” thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, kurdët i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të marrë masat e nevojshme që ta ndalojë Turqinë që t’i jetësojë këto kërcënime. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...