Erdogan bisedon me Zelenskyn, zbulohet për çfarë biseduan

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Ukraina, Volodymyr Zelenski.

Sipas deklaratës për mediat nga Drejtoria për Komunikim në Presidencën turke, përgjatë bisedës, dy presidentët kanë biseduar lidhur me situatën në terren dhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe për negociatat që po zhvillohen për ta ndalur luftën.

Sipas TRT Haber, Presidenti Erdogan ka përsëritur edhe një herë mbështetjen e tij për integritetin territorial të Ukrainës, një qëndrim që e ka shprehur edhe në Samitin e NATO-s që u mbajt këtë javë, transmeton Gazeta Express.

Erdogan ka deklaruar se Turqia po konsumon çdo mjet të mundshëm për të arritur paqen mes dy shteteve. Më herët, mediat Erdogan ka thënë se ka progres të theksuar në negociatat në zhvillim mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ai ka thënë se për disa pika tanimë ka marrëveshje mes dy shteteve, një sinjal pozitiv që mund të çojë drejt fundit të luftës në Ukrainë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...