Erdogan akuzon BE-në për ‘kryqëzatë’ kundër islamit

PUBLIKUAR

Presidenti turk ka akuzuar BE-në për nisjen e një ‘kryqëzate’ kundër islamit me vendimin për lejimin e kompanive për të ndaluar shamitë.

Ai ka shtuar që Holanda ka humbur miqësinë me Turqinë në mes të thellimit të krizës diplomatike midis dy vendeve, transmeton portali arbresh.info.

Duke mbajtur një fjalim në veriperëndim të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur pakënaqësinë e tij me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, ku thuhet se shamitë myslimane mund të ndalohen nga punonjësit si pjesë e politikës së përgjithshme për të larguar të gjitha simbolet fetare e politike.

“Turp për BE-në. Me parimet e juaja evropiane, vlerat e drejtësinë ata kanë filluar një përplasje mes kryqit dhe gjysmëhënës, nuk ka shpjegim tjetër”, citohet të ketë thënë Erdogan.

Komentet e tij vijnë pas një deklarate të ngjashme të ministrit të jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i cili paralajmëroi për luftë fetare në Evropë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...