Era Rusi tregon pse e puthi balerinën, cili ishte reagimi i Çanit (Video)

PUBLIKUAR

Era Rusi ka tërhequr vëmendje të madhe në versionin shqiptar të spektaklit “Your Face Sounds Familiar” duke u puthur me një femër.

Duke qenë se performanca e saj kishte të bëjë me këngën “I Kissed a Girl” (“Putha një vajzë”) të Katy Perryt, ajo vendosi ta puthte në buzë njërën prej balerinave që e shoqëronin.

Prezantuesja Alketa Vejsiu e krahasoi këtë veprim me skenat e filmit “Vicky Cristina Barcelona”, ndërsa këngëtarja sqaroi pse e bëri këtë akt.

“Kam kaluar një temperaturë shumë të lartë… Pse vetëm Bleona me Çanin do të puthen? Unë kapa Albanën (balerinën)”, ka thënë Era.

“Në fakt mirë e ke se ne femra jemi, s’ke faj…”, ishte reagimi i Arian Çanit që nxiti të qeshura. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Për Xhuli Nurën, katër orë gjumë janë luks: Rrëfen sfidat e mëmësisë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xhuli Nura, është bërë nënë e dy binjakëve...

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...