Era nënshkruan me Sony Music, edhe BigBang ja bën albumin (Foto)

PUBLIKUAR

Këngëtarja Era Istrefi ka hapur dyert për një periudhë të suksesshme të saj në sferën ndërkombëtare të muzikës.

Mediat shqiptare kanë raportuar gjatë ditës se ajo ka nënshkruar me Sony Music.

Në foton e publikuar shihet menaxheri i saj Faton Shoshi dhe dy prej udhëheqësve të Sony Music, teksa thuhet të jetë nënshkruar një kontratë për album të Erës prej 1.5 milionë eurosh, transmeton Telegrafi.

Albumi i parë me mundësi të krijimit të një tjetër për tregun ndërkombëtar do të punohet nga producentë me renome botërore si Kygo dhe Robin Schulz, teksa atyre do t’i asistojë edhe producenti që e njeh shumë mirë Erën dhe ia ka bërë hitet, Big Bang Beatz.

Duket se mishërimi i përvojës vendore dhe asaj ndërkombëtare do të jetë kruciale që Era të ketë një depërstim me sukses në skenën botërore. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...