Era Istrefi publikon video duke bërë ‘twerk’ me bikini në plazh

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Jug të Shqipërisë.

Këngëtarja e hitit “Bonbon”, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi dhe video pushimet.

Fillimisht ajo mori vëmendjen me disa poza ku shfaqej mjaft provokuese me një palë bikini ngjyrë ari, ndërsa vinte në pah linjat atraktive të trupit.

Ndërkohë më pas, Istrefi publikoi për fansat edhe një video, ku shfaqej ndërsa kërcente dhe bënte “twerk” në brigjet e plazhit.

“Vendi im i lumtur”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, ndërkohë që pëlqimet dhe komentet e shumta nuk munguan nga ndjekësit e saj.

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...