Era Istrefi me poza tërheqëse për ditëlindje, sa vite ka mbushur?

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur Era Istrefi sot feston ditëlindjen e 27-të.

Artistja, e lindur më 4 korrik 1994, vazhdon të jetë në formë e shumë e pëlqyer nga publiku.

Ajo me këtë rast ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin nuk ka ngurruar të shfaqet atraktive e me stil mjaft unik.

E veshur në një fustan transparent të bardhë e me stil flokësh të veçantë, krijuesja e hitit “Bon Bon” edhe në këtë ditë është siguruar të marrë gjithë vëmendjen.

Reklamë

Duke mos lënë asnjë përshkrim shtesë, në një nga fotografitë e parë Istrefi pozon pranë një torte po ashtu sipër së cilës janë një sërë lulesh.

Të shumta kanë qenë urimet që ka pranuar nga miqtë e fansat, meqenëse vetëm në Instagram numëron 1.5 milion ndjekës.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Adri “shkrihet” pas Ilirijanës: Kush ka nuse, botën ka

Çifti i njohur, Adri dhe Ilirijana duken më të lumtur se kurrë. Është këngëtari i...

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...