Ditët e ngrohta sjellin edhe djersitje të madhe, siç na djersitet i tërë trupi, ashtu djersiten e shputat, pa marrë parasysh që kryesisht mbathim sandale apo papuçe.
Krahas problemeve që shputa e këmbës për shkak të djersitjes shpesh rrëshqet në këpucë, posaçërisht në ato me taka, te shumica shkaktohet edhe erë e pakëndshme e këmbëve, transmeton Telegrafi.
Këpucët nga materiali artificial do t’i djersitin këmbët më shumë dhe shpesh ndodh që asnjë mjet të mos jetë efikas.
Kur hyjmë me shpejtësi të djersitur dhe të lodhur nën dush, shpesh harrojmë që t’i lajmë detajisht edhe shputat. Është shumë e rëndësishme që të lahen me sapun, sepse shputat nuk lahen vetvetiu vetëm duke rënë uji mbi trupin tonë. Pra, kur bëni dush çdo ditë, lajini edhe shputat, pastaj thani mirë me peshqir duke pasur kujdes që të fshini edhe pikën e fundit të ujit midis gishtave. Pastaj, në shputa dhe midis gishtave qitni bebi pudër.
Absolutisht ju duhet t’i ndërroni çdo ditë çorapet tuaja, edhe pse nuk mund të mbajnë një erë të keqe. Më mirë të blini çorape pambuku sesa sintetike. Ndërsa këpucët t’i blini me vrima, apo të pëlhurta, duke u dhënë mundësi këmbëve të ajrosen. Dezinfektojini këpucët për të shkatërruar bakteret e pranishme. Mos harroni higjienën personale, lajini këmbët të paktën një herë në mëngjes dhe një herë në darkë.



