Zyrtarët nigerianë dhe ndërkombëtarë të shëndetësisë kanë thënë sot se epidemia e meningjit i ka vrarë 336 fëmijë në Nigeri. Druhet se kjo epidemi mund të shpërndahet përgjatë kufirit të Nigerit.
Qendra Nigeriane për Kontrolle të Sëmundjeve dhe agjencitë e OKB-së kanë thënë se 2.997 raste të kësaj epidemie janë raportuar në shtetet Zamfara, Katsina, Kebbi, Niger dhe Sokoto në Nigerinë veriperëndimore dhe veriqendrore që prej shfaqjes së kësaj sëmundje në dhjetor të vitit që shkoi, transmeton Express.
Shumica e fëmijëve që humbën jetët nga kjo sëmundje ishin të moshës mes 5 dhe 14 vjeçe.
Zyrtarët theksojnë se kjo epidemi mund të shpërndahet edhe nëpër kufijtë ndërkombëtarë.
Meningjiti vrau 1.1000 njerëz dhe infektoi më shumë se 10.000 të tjerë në Nigeri dhe Niger në vitin 2015.


