Enterieri minimalist i Tesla Model S dhe X, i njëjtë sikurse te Model 3 (Foto)

PUBLIKUAR

Duket se enterieri minimalist i Model 3, do të bartet edhe te Model S dhe X, që prezantohen me ndryshime gjatë vitit që vjen

Kur u prezantua Tesla Model 3, gjëja kryesore që binte në sy ishte thjeshtësia e madhe në enterier, transmeton Telegrafi.

Iu pëlqen apo jo, kjo do të bartet edhe te modelet shumë të avancuara ModeS dhe X, që do t’i shohim gjatë vitit që vjen. Ndryshimet që kanë pësuar këto modele, kanë bërë që kabina të jetë minimaliste, me të gjitha butonat e zhdukur.

Imazhet e konceptit që janë siguruar nga Electrek, na lejojnë të shohim brenda këtyre makinave, megjithëse pamjet mund të ndryshojnë deri në produktin final, që nuk do të hyjë në prodhim deri në fund të vitit që vjen. Këto imazhe konfirmojnë se brenda Model X dhe S, ekrani vërtikal i ndjeshëm në prekje, është zëvëndësuar me atë horizontal sikurse te Model 3.

Ndryshimet që po i bën Tesla, sipas Electrek janë për t’i hapur rrugë makinave autonome, që të jetë sa më moderne dhe praktike. Në anën tjetër, po investohet në jastëk sa më të butë dhe të qëndryeshem, disa ekrane për ulësit në pjesën e pasme, si dhe mbushës wireless për telefona, në mënyrë që të rivalizojë me Mercedes dhe BMW. Do të kalojë kohë derisa t’i shohim Model S dhe X, pasi që nuk janë në plan të hyjnë në prodhim para se të lansohet Audi Q3 2019. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...