Engel nga Presheva: Kundërshtoj idenë për shkëmbim të territoreve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka qëndruar sot për një vizitë në Preshevë, prej ku ka përsëritur qëndrimin e tij të prerë kundër idesë për shkëmbim të territoreve. Ai ka thënë se të dy vendet duhet të bëjnë përpjekje për të arritur një paqe afatgjate.

Engel ka thënë se një ide e tillë është shqetësuese për të, pasi që nuk i dihet se ku mund të përfundojë pazari me kufijtë, nëse nis mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mendoj fare që është drejtim i duhur shkëmbimi i territoreve. Jam i shqetësuar për këtë sepse, nëse filloni të ndryshoni kufijtë në Ballkan, ku përfundon kjo? Ka shumë vende tjera që duan të ndryshojnë kufijtë dhe për këtë arsye Ballkani u fut në telashe në fillim” ka thënë ai.

Gjatë kësaj vizite në Preshevë ka takuar kryetarin e Komunës, Shqiprim Arifin, ai foli për zhvillimet në Ballkan dhe posaçërisht për pavarësinë e Kosovës, ndërsa vuri theksin tek nevoja për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Engel ka thënë  se përpjekjet duhet të përqendrohen në arritjen e një paqeje afatgjate dhe marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për të arritur këtë, palët duhet të bisedojnë më njëra-tjetrën.

“Shpresoj që kjo do të ndodhë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara mund të luajnë po ashtu një rol pozitiv në këtë drejtim”, ka shtuar kongresmeni amerikan.

Engel në Preshevë ka qëndruar pasi ka zhvilluar një takim në Beograd me kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiqin, me të cilin ka diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...