Ende në liri i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Lipjan

PUBLIKUAR

Për vrasjen e 32-vjeçarit nga Skenderaj, i cili u vra mbrëmë në një kazino në Lipjan, policia ende nuk ka arritur të kapë të dyshuarin e krimit.

Viktima, F.A, 32-vjeçar, është vrarë në orët e mbrëmjes në një kazino në Lipjan, ku dyshohet se fillimisht ishte duke u kryer një grabitje.

Nga Policia e Kosovës, thanë për Gazetën Express se ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e mbrëmshme të 32-vjeçarit.

Kurse Prokurori kujdestar, Armend Hamiti, dje ka deklaruar se është një person i dyshuar por që nuk është arritur të identifikohet ende, por që policia po bën të pamundurën ta kapë atë.

Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për grabitje.

Kujtojmë se edhe javën e kaluar një punonjës i një kazinoje në Suharekë humbi jetën. I dyshuar për këtë rast është një polic i cili tashmë është i arrestuar dhe po mbahet në paraburgim./Express/

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...