Enca shfaqet provokuese nga pushimet në fillim të verës

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.

E mesa duket , fansat do të presin edhe pak, pasi aktualisht ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në këtë fillim-verë.

Enca e cila vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Foto: Enca/InstaStory

Së fundmi, 27-vjeçarja publikoi në rrjetin social Instagram disa imazhe nga pushimet e saj në bregdet, ku duket mjaft atraktive në një video-selfie me bikini, teksa vë në pah gjoksin e saj.

Enca shquhet për linjat e saj të kolme të trupit, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë në paraqitjet e saj.

Foto: Enca/InstaStory

Këngëtarja përndryshe nuk ka bërë ende të ditur nëse ka në plan të sjellë për fansat e muzikës së saj ndonjë këngë të re këtë verë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...