Emiratet e Bashkuara Arabe tërhiqen nga Jemeni

PUBLIKUAR

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se e kanë bërë një tërheqje strategjike nga porti i Hodeidas në Jemen dhe në disa pjesë të tjera të këtij shteti. Ky po vlerësohet si zhvillimi i rëndësishëm për t’i dhënë fund luftës civile katërvjeçare të Jemenit.

Zyrtarët e Emirateve të Bashkuara thanë se ky vendim është marrë pas një viti diskutimesh dhe ka për qëllim të ofrojë përkrahje për procesin e arritjes së paqes, i cili po drejtohet nga Kombet e Bashkuara. Tërheqja e forcave të Emirateve të Bashkuara është konfirmuar për herë të parë edhe nga dëshmitarët dhe zyrtarët e huaj.

Sidoqoftë, këta zyrtarë thanë se Emiratet e Bashkuara Arabe do të vazhdojnë të mbesin pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili intervenoi në vitin 2015 për ta kthyer në pushtet qeverinë jemenase të rrëzuar nga grupi i rebelëve “Houthi”. Ky grup e ka mbështetjen e Iranit.

Tërheqja e Emirateve të Bashkuara Arabe nga Jemeni do t’i dobësojë kapacitetet ushtarake të Arabisë Saudite në Jemen, duke e shtuar presionin ndaj Riadit për të gjetur një zgjidhje politike për këtë konflikt dhe për ta shmangur praninë ushtarake.

Emiratet e Bashkuara tashmë mund të akuzohen për pranim të humbjes, por zyrtarët e këtij vendi thanë se tërheqja është veprim që e dëshmon përparimin diplomatik që është arritur në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...