Emin Grajqevci, njeriu i sukseseve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Untitledasdadasd

Emin Grajqevci, në një intervistë për LipjaniNews, tregoj rrugtimin e tij në Gjimnastik, dhe sportit në përgjithsi, ai ndihet shumë krenarë me punën që po bënë dhe thekson se nuk do të ndalët.

Grajqevci ishte pjesëmarrës, në gara rajonale, dhe vendore, në të cilin dy herë zuri vendin e parë, në 5000 m.

LipjaniNews: Nje info te shkurtër se kush jeni?

E.Grajqevci: Unë jam Emin Grajqevci, jam nga fshati Ribar i Madh, Lipjan.

LipjaniNews: Me cka merreni aktualisht?

E.Grajqevci: Punoj si arsimtari i kultures fizike dhe mirrem me ATLETIK konkretisht shtigjet e mesme, dhe të gjata, dhe jam antar i  klubit të Atletikës Fushë Kosova.

LipjaniNews: Si filloi ky sport të bëhet pjesë e jetës tënde?

E.Grajqevci:  Fillimisht ishte ndjenj  e harmonizuar me dëshiren dhe tani u bë realitet, dhe pjesë e jetës sime.

LipjaniNews: Disa nga momentet më të bukura gjatë praktikimit të këtij sporti?

E.Grajqevci: Momentet më të bukura janë se ndjen vitalitetin në organizem po pa dyshim ndjenja më e bukur është te jesh në finish i fresket.

LipjaniNews: A keni hasur në ndonjë vështirësi?

E.Grajqevci: Jo pasi që ky sport varet nga vullneti dhe puna është sport individual e nuk pret vlersim nga të tjerët sepse normat janë vetem pritet finalizimi.

LipjaniNews:  Si është ndjenja të marrësh mirënjohje?

E.Grajqevci: Ndjenje e bukur sa her shikon diplomat apo mirnjohjet te japin forcen për suksese të reja

LipjaniNews: Sa qmime keni marrur deri më tani?

E.Grajqevci: Unë jam pjesë e klubit që 3 muaj dhe në qdo garë jam shpërblyer me medalje dhe diploma, dy gara rajonale ku pjesmarsit ishin nga Shqipëria dhe Maqedonia, u rendita i treti në kategorin kryesore atë të SENIORVE, ne vrapimin 8 km kam fituar vendin e tretë katër herë vendin e dytë dy herë dhe në garat e fundit dy herë isha i pari në 5000 m.

10660736_10202733620757060_1227050987_n

LipjaniNews: A mendoni të vazhdoni në këtë sport?

E.Grajqevci:  Po pa dyshim ky është vetem fillimi qëllimi është të sjellë rekorde të reja në shtigjet e gjata në Kosovë.

LipjaniNews: Cili është hobi juaj? 10. Sipas mendimit tuaj cila është metoda për të pasur një jetë të shëndetshme?

E.Grajqevci:  Futbolli ,Gjimnastika.

LipjaniNews:  Sipas mendimit tuaj cila është metoda për të pasur një jetë të shëndetshme?

E.Grajqevci:  Të jeni të qetë me mendime pozitive të jeni të përkushtuar në ushqim natyral, të stervitni më një koncept të planifikuar mirë, bëhuni si “UJI”, më i fort se qdo gjë, i përshtatshëm dinamik dhe i qetë , i freskët dhe i ngroht ,kur e shtrengon në grusht të iken ,i pakapshëm dhe vital./LipjaniNews/

 

 

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...