Emerson i jep sinjale Interit dhe Juventusit: “Më mungon Serie A”

PUBLIKUAR

Emerson Palmieri e ka pranuar se i mungon Serie A dhe se do të dëshironte të rikthehet, kështu që Interi dhe Juventusi mund të luftojnë kokë më kokë për shërbimet e mbrojtësit të Chelseat.

26-vjeçari tregoi për këtë dëshirë në konferencë për media me Italinë.

“Kam pranuar disa oferta, jo vetëm nga Italia, por s’ka ende asgjë konkrete. Qartë më mungon Serie A dhe do të doja të rikthehesha”, tha Emerson.

“Nuk e di nëse do të ndodhë në janar, ose disa vite më vonë. Gjërat ndryshojnë shpejt në futboll”.

Sipas Tuttosport, Interi dhe Juve e duan lojtarin dhe do të luftojnë për shërbimet e tij në afatin kalimtar të janarit. Chelsea pagoi 20 milionë euro për ta marrë atë nga Roma në janarin e vitit 2018, por ai ka bërë vetëm katër paraqitje këtë edicion me Frank Lampardin dhe asnjëra prej tyre s’ka qenë në Premierligë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...