Eliza Hoxha për Trustin: Ne nuk i detyrojmë qytetarët që t’i marrin paratë

PUBLIKUAR

Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha, ka folur për mundësinë e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti Pensional i Kosovës. Thotë se qytetarët do të mund të zgjidhnin për të tërhequr këtë shumë apo ajo.

“Kjo iniciativë është munduar në forma të ndryshme edhe të devijohet sepse mendoj se është e rëndësishme me cek se nuk po i detyrojmë njerëzit me i marrë ato para”, tha Hoxha në emisionin Pressing në T7.

“Munden edhe mos mi marrë”, shtoi ajo.

Hoxha kritikoi qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, pasi sipas saj, nuk ofroi alternativa për tu dalë në ndihmë qytetarëve.

“Ideja ka qenë se meqenëse kanë qenë të vonshëm në shumë procese por edhe të ngathët dhe pa veprime në procese të caktuara në krizën që e ka kapluar Kosovën që nga pandemia apo edhe në Pakon e Ringjalljes, s’kemi pasur një pasqyrë llogaridhënëse se si kanë shkuar ato para”, tha Hoxha.

“Ideja që të kthehemi të Trusti, te paratë të cilat janë të qytetarëve, dhe ideja që të ndalohet ky proces nuk e kuptoj. Nuk japin alternativa tjera. Ata s’kanë ofruar alternativa tjera”, theksoi jo.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...