Eliminoni këta 15 artikuj nga menyja nëse keni shtypje të lartë të gjakut

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Shtypja e lartë e gjakut paraqet problem serioz shëndetësor në gjithë botën, por nëse nuk kontrollohet mund të shkaktojë vdekje të papritur

Shtypja e lartë e gjakut është e njohur me emrin “vrasës i qetë”, andaj, pos dëmtimit të veshkave dhe humbjes së të parit, moskontrollimi i saj shpesh çon deri në vdekje, transmeton Telegrafi.

Nëse keni probleme me shtypjen e lartë të gjakut është e nevojshme të ulni konsumimin e ushqimit, i cili përmban natrium.

Asociacioni Amerikan i Zemrës thekson që teprica e natriumit çon deri te tërheqja e ujit nga enët e gjakut dhe krijon tepricë gjaku, gjë që shkakton rritje të shtypjes së gjakut.

Gjithashtu, është konstatuar që më së shumti natrium marrim nëpërmjet kripës e cila në dozë të tepruar ka në ushqim të shpejtë, ushqim të paketuar dhe ushqim nga restorantet.

Asociacioni Amerikan i Zemrës paralajmëron që në këta artikuj shtohet më së shumti natrium:

1. Kiflet dhe gjevrekët – një gjevrek mund të përmbajë edhe deri në 230 miligramë natrium.

2. Produktet e mishit të thatë – edhe deri në 2.000 gramë natrium në 100 gramë.

3. Pica – një fetë mund të përmbajë 760 miligramë.

4. Mishi i pulës – vetëm 100 gramë shkoptha të gatshëm mish pule për marinim mund të përmbajë 600 miligramë.

5. Supa në qese – një filxhan supe nga qesja mund të përmbajë 940 miligramë natrium.

6. Mish i gatshëm viçi.

7. Mish qengji.

8. Mish derri.

9. Gjalpi.

10. Djathi. Është e njohur që konsumimi i tepruar i sheqerit çon në obezitet, shtypje të lartë të gjakut dhe kolesterinë.

11. Ëmbëlsirat. Hulumtimet kanë treguar që konsumimi i sheqerit mund të ndikojë në shtypjen e lartë të gjakut pa marrë parasysh peshën trupore të njeriut.

Ky është edhe një shkak më shumë që t’i eliminoni nga menyja juaj këto ëmbëlsira.

12. Lëngjet e blera në dyqan.

13. Produktet e ëmbla qumështi, siç janë jogurti i pemëve apo akullorja. Nëse shpesh hani ushqim i cili përmban sasi të madhe të trans-yndyrave rrezikoni të keni rritje të kolesterinës, sëmundje të zemrës, sulm në tru apo diabetin e tipit 2.

Nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut patjetër shmangni këtë ushqim:

14. Kokoshkat.

15. Margarinën. Shtypja e gjakut patjetër duhet të kontrollohet rregullisht, por përpiquni që vetë të bëheni këshilltar juaji më i mirë dhe shmangni ushqimin i cili çdo ditë ju rrezikon shëndetin.

Përpiquni që nga menyja juaj të eliminoni artikujt e dëmshëm, në mënyrë që gjendja juaj shëndetësore të përmirësohet dhe vetes t’i siguroni jetë të gjatë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...