Janë të shijshëm dhe të shëndetshëm, ndërsa duken shkëlqyeshëm në çdo gjellë. Mirëpo derisa i blejmë nuk mundemi të dimë a janë djegës apo jo.
Nëse nuk jeni adhurues i ushqimit djegës dhe rrepanët djegës nuk ju përshtaten, mund të eliminoni djegësirën e tyre shumë lehtë, transmeton Telegrafi.
Meqenëse e tërë djegësira qëndron në lëvoren e rrepanit, shumë lehtë mund ta eliminoni. Kur e qëroni, edhe djegësira do të zhduket.
Ç’është e vërteta, rrepanët do të jenë krejtësisht të bardhë, por pa djegësirë. Atëherë janë të shkëlqyeshëm edhe për anëtarët më të rinj të familjes të cilët preferojnë ushqim të butë, por edhe për të gjithë të tjerët të cilëve u përshtatet shija neutrale.

Si t’i zgjidhni rrepanët e mirë?
Me rastin e blerjes, shikoni që fletët të jenë të freskëta dhe të gjelbra dhe rrënjët të duken të freskëta. Kushtoni kujdes edhe madhësisë. Rrepanët e mëdhenj mund të jenë bajat dhe me vrima.


