Kur ballafaqoheni me probleme të pakapërcyeshme, kjo teknikë mund të bëjë magji.
Jemi mësuar që t’i kanalizojmë sasitë e vogla të stresit të përditshëm, mirëpo kur na ndodhin probleme të mëdha, ato i shoqëron një stres i madh, transmeton Telegrafi.
Për të përballuar me sukses këtë lloj stresi ju propozojmë teknikën e lashtë japoneze të relaksimit për të cilën ju nevojiten pesë minuta.
Rezultati përfundimtar i kësaj teknike është qetësim i punës së zemrës, mendim racional dhe balancë e trupit dhe e mendjes.
Për të praktikuar me sukses këtë teknikë ju nevojitet që të njihni mirë dorën tuaj, sepse çdo gisht reagon ndaj ndjenjave dhe sjelljeve të caktuara.

Gishti i madh – Ky gisht është i ngarkuar për anksiozitet dhe brengosje.
Gishti tregues – Do t’ju ndihmojë që të mbizotëroni frikën.
Gishti i mesëm – Ky gisht do t’ju ndihmojë që të eliminoni hidhërimin dhe zemërimin.
Gishti i unazës – Është i njohur si gisht i cili do të zgjidhë pikëllimin dhe depresionin dhe do të përmirësojë vendosmërinë tuaj.


