El Chapo mund të transferohet në burgun nga ku u arratis

PUBLIKUAR

Një gjykatë ka vendosur kthimin e lordit të drogës, Joaquin Guzman, i njohur botërisht si ‘El Chapo’, në burgun nga ku ai u arratis në Altiplano.

El Chapo pasi u kap në Janar u vendos fillimisht në Altiplano, por për arsye sigurie u transferua në një tjetër burg të sigurisë së lartë në veri të vendit në Chihuahua.

Por tashmë besohet se masat e sigurisë në Burgun e sigurisë së lartë në Altiplano janë përmirësuar dhe për këtë arsye është vendosur edhe rikthimi i tij në qelitë e këtij burgu, përcjell TCH.

Por sipas avokatit Jose Refugio Rodriguez, qeveria mund të apelojë vendimin dhe për këtë ka në dispozicion tre muaj kohë.

Vendimi bëhet publik pak kohë pasi djali El Chapo, Jesus Alfredo Guzman, është rrëmbyer bashkë me 5 anëtarë të tjerë të kartelit Sinaloa.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...

Grabitje si në filma në Gjakovë, dy persona të armatosur vjedhin sasi të madhe ari

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar, njëri...

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...