Ekzistojnë pesë lloje diarreje, nëse në guacën e WC-së vëreni këtë – menjëherë shkoni te mjeku

PUBLIKUAR

Ashtu siç ekzistojnë tipa shumë të ndryshëm të jashtëqitjes, po ashtu ekziston dallimi edhe te diarreja dhe secila na tregon diçka të veçantë për shëndetin tonë. Prandaj, kur shkoni te mjeku me probleme barku, ai përpiqet të konstatojë se cilin tip të diarresë e keni.

Sa më shpejt që mjeku juaj të konstatojë atë fakt, aq më shpejt do të zgjidhë problemin dhe do t’u japë fund problemeve tuaja me diarrenë.

Diarreja akute e cila shfaqet kohë pas kohe është shumë e shpeshtë dhe nuk është problem i rrezikshëm. Mirëpo, nëse diarreja juaj zgjat disa ditë, është me rëndësi që të shkoni te mjeku.

Diarreja kronike, e cila zgjat katër javë ose më shumë mund të jetë shenjë e fshehtë e problemit shëndetësor.

Nëse bashkë me të keni edhe temperaturë, ndieni dhembje të fortë, ose mendoni që do të dehidratoheni, shkuarja te mjeku nuk është ide edhe aq e keqe, transmeton Telegrafi.

Nëse keni diarre, hidhjani një sy guacës së WC-së suaj, në mënyrë që të shihni se për cilin tip është fjala.
Ajo që shihni mund t’jua lehtësojë mundimet dhe të zgjidhni problemin. Këta janë disa tipa të diarresë:

Diarreja osmotike

Kjo diarre shfaqet kur në zorrët tuaja janë të mbushura me ujë, duke krijuar jashtëqitje, e cila mezi mund të quhet ashtu. Mostoleranca ndaj laktozëve shpesh e shkakton, si edhe konsumimi i ëmbëltuesve artificialë.

Diarreja sekretore

Në shikim të parë i ngjan mjaft diarresë osmotike. Mirëpo nëse i shmangni produktet e qumështit dhe ëmbëltuesve artificialë dhe ajo nuk pushon, atëherë do ta dini për çka është fjala. Ajo shfaqet kur zorra e hollë tajit elektrolite në zorrën e trashë, prandaj edhe uji mbetet në zorrën e trashë. Ky problem shfaqet për shkak të infeksioneve, ose, në rastet e rralla, për shkak të problemeve endokrine.

Diarreja me gjak dhe qelb

Nëse vëreni gjak dhe qelb në jashtëqitjen tuaj, menjëherë shkoni te mjeku. Ka të bëjë me sëmundjet inflamatore të stomakut siç është sëmundja e Kronit, apo infeksioni siç është escherichia. Ilaçet me bazë steroidesh apo imunosupresantesh mund t’ju ndihmojnë që të ndiheni më mirë.

Diarreja paradoksale

Diarreja kurrë nuk është e këndshme, aq më parë paradoksalja. Diarrenë e marrin njerëzit të cilët vuajnë nga kapsllëku serioz, kur lëngu i cili gjendet pas jashtëqitjes fillon të dalë si diarre. Edhe pse keni kapsllëk ju keni edhe diarrenë, dhe mbase ju keni nevojë për klizmë, në mënyrë që të zgjidhni problemin.

Pseudodiarreja

Nëse keni nga pak diarre më shumë se tri herë në ditë, atëherë vuani nga pseudodiarreja. Simptoma e zakonshme siç është stomaku i irrituar mund të ndodhë për shkak të kapsllëkut, si edhe diarreja paradoksale, që do t’i shëroni me ndihmën e ushqimit të pasur me fibra

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...