Eksploziv në drejtim të një lokali në Elbasan, pamje nga vendi i ngjarjes (Video)

PUBLIKUAR

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, në qytetin e Elbasanit.

Burime paraprake bëjnë të ditur se rreth orës 04:00, persona ende të pa identifikuar, kanë hedhur lëndë plasëse në drejtim të një lokali në rrugën “Rinia”.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale, shkruan tvklan.al.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...