Disa njerëz kanë nevojë për më shumë gjumë, disa për më pak. Është krejtësisht individuale, mirëpo varet edhe nga gjenetika.
Eksperti i gjumit dr. Michael Breus, për Business Insider tregon mënyrën se si të zbulojnë vetë se sa ka nevojë trupi ynë për gjumë.
Nga çasti i zgjimit zbrisni shtatë orë e gjysmë dhe shtatë orë e gjysmë të tjera shkoni të flini gjumë. Do të thotë, nëse ngriheni në orën shtatë, shkoni të flini në orën 23:30
Përmbajuni ritmit të këtillë shtatë deri në dhjetë ditë, në mënyrë që të mësoni trupin.
Nëse pas kësaj periudhe zgjoheni vetë, disa minuta para se të bjerë zilja e orës së kurdisur, keni gjetur dozën tuaj ideale të gjumit, transmeton Telegrafi.

Nëse akoma zgjoheni kur bie zilja, përsëriteni procedurën, por shtoni edhe gjysmë ore, përkatësisht shtatë deri dhjetë ditët e ardhshme flini nga tetë orë.


