Ekspertët paralajmërojnë: Shtrati nuk duhet të jetë pranë radiatorit, kjo është arsyeja

PUBLIKUAR

Nëse shtrati juaj është më afër një objekti të ngrohjes sesa kjo distancë e rekomanduar, mjekët paralajmërojnë se trupi juaj do t’i ekspozohet nxehtësisë intensive

Kjo “goditje nxehtësie” i krijon një stres shtesë trupit, duke kërkuar që ai të bëjë një përpjekje për t’u ftohur.

Kjo, nga ana tjetër, mund të ndikojë negativisht në zemër, veçanërisht nëse bëhet fjalë për njerëz që tashmë kanë një sëmundje kronike dhe sistemi i tyre kardiovaskular është dobësuar, transmeton Telegrafi.

“Temperaturat mbi 22 – 23 gradë Celsius ndikojnë negativisht në sistemin kardiovaskular, duke krijuar një barrë shtesë në miokard”, thonë ekspertët nga Qendra Hear të SHBA-së.

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të nxehtë dhe të ajrosur dobët në përgjithësi ia përkeqëson gjendjen e organizmit edhe njerëzve më të shëndetshëm.

Si pasojë, mund të shfaqen përgjumje, lodhje, letargji, ulje të produktivitetit dhe aftësisë për të punuar, si dhe një ndjenjë “mjegullie” në tru që ndodh për shkak të furnizimit joadekuat të trurit me oksigjen.

Kur bëhet fjalë për dhomën e gjumit, hapja e dritares për të lejuar ajër të pastër është veçanërisht e rëndësishme përpara se të shkoni në shtrat. Temperatura në dhomën e gjumit nuk duhet të kalojë 16 gradë.

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...