Ekspertët e zhdukur të OKB-së gjenden të vdekur në Kongo

PUBLIKUAR

Dy ekspertë të OKB-së të cilët ishin zhdukur në Republikën Demokratike të Kongos janë gjetur të vdekur.

Një zëdhënës i Qeverisë ka thënë se trupat e Michael Sharp dhe Zaida Catalan u zbuluan në rajonin qendror Kasai.

Ata u rrëmbyen dy javë më parë, pasi kishin shkuar në Kasai për të hetuar raportet e abuzimeve.

Rreth 40 policë janë gjetur me koka të prera në rajonin e njejtë gjatë fundjavës, transmeton Klan Kosova.

Në një deklaratë nga selia e OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se Sharp dhe Catalan “humbën jetën e tyre duke kërkuar të kuptojnë shkaqet e konfliktit dhe pasigurisë ” në Kongo.

“Kombet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë të mundshme për të siguruar që drejtësia do të vihet në vend”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...