Nils Melzer, i specializuar për tortura, ka arritur dje në Turqi dhe do të zhvillojë biseda me të dënuarit dhe do të inspektojë mjediset e burgut, kanë thënë autoritetet e OKB’së në Ankara.
Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë filluar sot misionin e tyre njëjavor në Turqi për dyshimet se janë torturuar dhe keqtrajtuar të burgosurit nga puçi i dështuar i korrikut, transmeton Express.
Nils Melzer, i specializuar për tortura, ka arritur dje në Turqi dhe do të zhvillojë biseda me të dënuarit dhe do të inspektojë mjediset e burgut, kanë thënë autoritetet e OKB’së në Ankara.
Vizita e tij, e para e llojit të tillë në Turqi, që nga viti 1998, vjen një muaj pasi organizata amerikane “Human Rights Watch” akuzoi policinë turke se po i torturon të burgosurit. /Express/


