Ekskluzive: Anulohet testi kombëtar në Lipjan, qendrat nr.13 dhe 15

PUBLIKUAR

z_2430Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), ka marrë vendim për anulimin e rezultatit të Testit të Maturës të datës 14 qershor 2014 në këto Qendra të Testimit: Gjilan – qendrat nr. 8, 13 22 dhe 24; Skenderaj – qendra nr. 2 dheLipjan – qendrat nr.13 dhe 15.

KQShM ka bërë të ditur se Testi për maturantët e këtyre Qendrave të Testimit përsëritet më datën 05.07.2014

Komisioni, po ashtu, ka marrë vendim që të anulohen rezultatet e testit (dita e parë), pa të drejtë përsëritje për të gjithë maturantët, për të cilët komisionet e Qendrave të Testimit dhe Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim(DVSM), kanë konstatuar se maturantët në fjalë kanë shkelur rregullat e administrimit: kopjim, përdorim të telefonit, komunikim në rrjetet sociale, etj.

“Këta maturantë nuk kanë të drejtë t’i nënshtrohen testit edhe nëse ndonjëri prej tyre mund t’i takojë Qendrave të Testimit, në të cilat do të përsëritet testi”, është theksuar në vendim, ku po ashtu bëhet e ditur se KQShM autorizon DVSM-në që të ngre kallëzim penal për të gjithë atapersona, për të cilët ka fakte se në çfarëdo forme kanë ndërhyrë në proces, duke komunikuar në rrjete sociale, me sms, viber, etj., si dhe ndaj personave përgjegjës të angazhuar në Qendra të Testimit në cilësinë e administruesit, kryetarëve e anëtarëve të komisioneve, etj.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...