EKSKLUZIVE – Sabit Pacolli në prag të largimit nga AKR

PUBLIKUAR

Sabit Pacolli dikur krah i djathtë i Presidentit të AKR-se, sipas informatava të Fronti.info mbrenda partisë së AKR-se ka shumë mospajtime për parime themelore mbrenda statusit të AKR-së. Sipas burimeve të sigurta priten shumë shpejt dorëheqje të reja

Kjo është deklarata e z. Sabit Pacollit lidhur me dorëheqjen e tij.

I nderuar president i AKR-së, z.Behgjet Pacolli

Këtë letër që kam shkruar për ju, nuk kam dashur që ta lexoni vetëm ju, sepse kam dashur që të t’falënderohem edhe publikisht për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që ke dhënë për mua.
Të falënderoj për këshillat dhe çdo gjë të mirë që kam mësuar nga ti, se si vlerësohet atdheu e si të ndihmohet populli.
Mirëpo, në grupin e anëtarëve të AKR-së nuk janë të gjithë përkrahës dhe mirënjohës ashtu siç ke qenë ti çdo herë.

Kjo letër është dorëheqja ime nga politika, sidomos nga AKR-ja, ky është vendimi im i prerë. ngaqë nuk dëshiroj të jem në mesin e atyre që nuk din të vlerësojnë, por vetëm të nënvlerēsojnë.
Gjatë tërë kohës kam qenë i lumtur që isha si ushtari i yti për të mirën e vendit, por kjo lumturi nuk më mjaftoi, përderisa hipokrizia e të tjerëve më ka bërë të marr këtë vendim.

I dashur miku im, baca im, z.Behgjet!

Me keqardhje, por nuk gjeta rrugë tjetër për t’i shpëtuar gurëve që m’i kanë hedhur në shpinë.
Dhe njëkohësisht ” i falënderoj përzemërsisht ” ata që ma mundësuan të asfaltoj një rrugë tjetër të re, me gjithë ata gurë të tyre.
I njoha në momentin e duhur dhe falënderoj Zotin që çdo herë njerëzit e ligë e tregojnë vetën e tyre shumë shpejt, gjë që na shpëton nga humnerat.

Sidoqoftë..
Unë jam mirë, vetëm përkrahë njerëzve të mirë.

Do ta kesh përkrahjen time të vazhdueshme në çdo kohë e vend, por vendi im në AKR do të mbetet i zbrazët gjithmonë.

Të falënderoj për mirëkuptim
Pranoje dorëheqjen time

Me respekt
Sabit H. Pacolli

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...