Ekskluzive: Reperi kosovar i martuar që sa vite, e ka mbajtur të fshehtë nga publiku

PUBLIKUAR

Këtë verë duket që po e shfrytëzojnë mire artistët tanë me koncertet e tyre nëpër vend dhe rajon.

Gazetare: Aurora Amerllahu

ADVERTISING

 

Pasi pandemia detyroi ata të anulojnë të gjitha aktivitetet e verës së kaluar, ky vit po del të jetë ndryshe për ta.

E edhe reperi nga Ferizaj, Buta i cili ishte i ftuar në një nga klubet e kryeqytetit, tregoi për rikthimin e koncerteve që padyshim i kishin munguar.

Meqë ky vit ishte ndryshe nga vitet e kaluara, Buta në një intervistë për emisionin #gjesi në T7 ka treguar edhe për çmimin e një koncerti gjatë këtij viti.

Ndonëse, reperi nuk preferon të flasë para publikut për jetën e tij private, një gjë dihet tashmë.

Ai në llogarinë e tij në instagram ka filluar të postojë fotografi në krahët e një femre, e që askush nuk e ka ditur se çifti janë të martuar tash e sa vite.

Këtë lajm e ka pohuar vet reperi për emisionin #gjesi në T7.

Për më shumë ndiqeni intervistën e përgatitur.

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...