Ekskluzive: Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

PUBLIKUAR

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një person me shtetësi palestineze ka shkaktuar dëme materiale brenda objektit të Policisë, pasi kishte humbur kontrollin gjatë intervistimit. Gazeta Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive për rastin që tashmë po trajtohet si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 05.06.2025, rreth orës 18:50, në stacionin policor janë shoqëruar dy persona të huaj, azilantë – Ghaith Hashem Rasheed Abu Saed, 47 vjeçar, palestinez dhe Arafat Sulejman Hamed Hamdan, 45 vjeçar, jordanez – të cilët ishin ndaluar nga njësia e BIKE-s, pasi kishin prishur rendin dhe qetësinë publike në rrugën “Shqipëria” në Lipjan.

Sipas Policisë, Abu Saed ndodhej nën ndikim të alkoolit, ishte në gjendje agresive dhe nuk i kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë. Gjatë qëndrimit në zyrën e intervistimit, nga revolta, ai kishte goditur derën, duke e dëmtuar, dhe më pas kishte shkaktuar dëme edhe në një karrige, duke e hedhur drejt murit.

Policia ka tentuar dy herë t’i ofrojë ndihmë mjekësore, por i dyshuari e ka refuzuar trajtimin. Po ashtu, janë bërë përpjekje për të siguruar një përkthyes të gjuhës arabe, por në atë moment nuk është arritur të gjendet asnjë përkthyes për të kryer intervistimin e plotë ligjor.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë, gjatë së cilës kohë është urdhëruar që të sigurohet një përkthyes zyrtar dhe të realizohet intervistimi i rregullt procedural.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një shtetas i huaj në Lipjan për keqpërdorim i fëmijëve me pornografi

Policia Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar mashkull shtetas i huaj është arrestuar...

Me mëngjes aksidentohen dy vetura në Rufc të Lipjan (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Rufc të Lipjanit. Klankosova.tv ka siguruar...

Arrestohet një person në Topliqan

Policia Kosovës ka njoftuar se njësitë policore kanë shoqëruar në stacion të policisë të...