Efektet e dëmshme anësore që i kanë pilulat e gjumit

PUBLIKUAR

Vështirësia për të fjetur natën mund të vijë si pasojë e problemeve fizike apo mendore.

Jeta moderne, stili i zënë i jetesës dhe stresi janë disa prej faktorëve të sotëm të cilët na vështirësojnë procesin e rënies në gjumë, transmeton Telegrafi.

Kjo pastaj ndikon që njerëzit të përdorin pilula të gjumit për të bërë gjumë më të mirë.

Megjithatë, Hugo Mercier, bashkëthemelues dhe CEO i “Dreem”, ka paralajmëruar për efektet e dëmshme anësore që pilulat e gjumit mund t’i kenë te personat që i përdorin rregullisht.

Megjithëse studimet kanë treguar se pilulat e tilla u ndihmojnë njerëzve të flenë 20 minuta më shpejt, ato faktikisht nuk i trajtojnë shkaktarët e pagjumësisë.

Pra, ato ofrojnë vetëm “ndihmë të kufizuar” e cila nuk ju ndihmon të flini më mirë në periudha afatgjate.

Kjo pastaj ndikon që njerëzit të bëhen të varur nga ato pilula dhe vijnë në një gjendje ku nuk mund të flenë fare pa i përdorur ato.

Mbi të gjitha, pilulat e gjumit shkaktojnë edhe efekte tjera anësore, duke përfshirë përgjumje gjatë ditës, halucinacione dhe ecjen somnambul.

Pilulat e gjumit e rrisin edhe rrezikun për ta zhvilluar demencën.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...