Edona James tregon se çka i pëlqen më shumë tek një mashkull

PUBLIKUAR

Edona James u kthye në një personazh tejet të komentuar që kur u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova 2.

Transgjinorja po vazhdon aventurën e saj në shtëpinë e famshme duke u bërë pjesë e debateve dhe situatave të ndryshme me banorët.

Edona nuk heziton që të flas edhe për jetën e saj private dhe së fundmi në një bisedë me Lindën ka zbuluar karakteristikat që e tërheqin tek një mashkull.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Nuk kam tip, por me të ndodh kur e sheh dikë e dashurohesh sikur të ka ndodhur ty, ka djem të bukur, por kur e hapin gojën kryhet, kam qejf që burri të jetë më i vendosur, më serioz, nuk dua që të jetë si unë, duhet të jetë dikush që më mbron”, ka thënë Edona mes tjerash.

Edona ndërkohë gjatë ditës së sotme pati një debat të fortë me dy banorët e tjetër, Albyn dhe Lumbardhin.

Pas përplasjes së ashpër me ta, ajo nuk arriti t’i kontrollonte emocionet, duke shpërthyer kështu në lot.

Ndryshe, kujtojmë që këtë javë janë në nominim të gjithë banorët e shtëpisë dhe njëri nga ta pritet të eliminohet këtë të premte. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...