Lamoborghini Countach, me një pamje tejet agresive ishte prezantuar 50 vite më parë në panairin e veturave në Gjenevë, kurse prodhuesi italian pranon që kjo veturë edhe sot inspiron dizajnerët e kësaj kompanie, transmeton Telegrafi.
“Ekzistojnë vepra artistike që akoma janë relevante, kurse pamja e Lamborghini Countach është një prej tyre”, thotë Matthew Borkert, drejtor i dizajnit të kompanisë Lamborghini.

Në Lamborghini i pranojnë se dizajni i modelit Countach akoma frymëzon dizajnerët e kësaj kompanie italiane, që bazuar në linjat e saj ka prodhuar edhe modelet si Aventador, Huracane, Siana dhe Urus.

Countachin e ka dizajnuar Marchelo Gandini që ka punuar në Bertoneu, duke vazhduar kështu me konceptet e Alfa Romeo Carabo dhe Lancia Stratos.

Asokohe, Lamborghini vendosi që Countach të futet në prodhim serik – gjë që edhe ndodhi tre vite më vonë, më 1974. Ka qenë një lëvizje e guximshme që në fund është shpaguar. /Telegrafi/







