Edhe një ushtar i Koresë së Veriut arratiset në Korenë e Jugut (Foto)

PUBLIKUAR

Një ushtar i Koresë së Veriut ka ikur në orët e para të mëngjesit në Korenë e Jugut, dhe kjo është arratisja e dytë që ka ndodhur gjatë pesë javëve të fundit dhe e katër nga fillimi i vitit.

Agjencia jugkoreane Jonhap ka njoftuar se ushtari 19-vjeç ka shfrytëzuar mjegullën për të ikur, kurse askush nuk kishte qëlluar në drejtim të tij siç kishte ndodhur në rastet e mëparshme, transmeton Telegrafi.

Raportohet se ushtria jugkoreane kishte shkrepur 20 plumba nga pushka automatike K-3 si paralajmërim, kur veriorët iu afruan zonës së demilitarizimit, ndërsa një orë më vonë janë dëgjuar të shtëna armësh nga ana territori i Koresë së Veriut.

Raportet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut janë acaruar shumë së fundmi, pasi lideri Kim Jong-un vazhdimisht është duke lansuar raketa balistike, duke kërcënuar sigurinë në Gadishullin korean.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...