Edhe një 18-vjeçar i lënduar në aksidentin që la të vdekur dy kosovarë në Itali

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajm i madh nga Strasburgu, Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE, pas një muaji flasin Ministrat

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit...

Basha në KiE: Kosova u sulmua shtatorin e kaluar – vota pro saj mundëson paqe në Ballkan

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur...

Aksidenti vdekjeprurës që ndodhi në rrugën Siena – Bettolle, në zonën Casetta të Italisë, la të vdekur dy kosovarë dhe të plagosur një 18-vjeçar, gjithashtu kosovar, përcjell Gazeta Express

Pas aksidentit tragjik, dy 22-vjeçarë vdiqën dhe i treti 18-vjeçar u plagos rëndë, njoftojnë mediet italiane.

Të tre udhëtonin në të njëjtën makinë. 18-vjeçari u transportua në Spitalin e Sienës nga personeli shëndetësor dhe thuhet se është jashtë rrezikut për jetë. Të tre personat janë me origjinë nga Kosova.

Vetura është përplasur me ndarësen e rrugës duke e kapërcyer atë dhe është rrokullisur me një shpejtësi mjaft të lartë për dhjetëra metra.

Supozohet se dalja e veturës nga rruga është shkaktuar ose nga dalja papritmas e një kafshe që i ka zënë rrugën ose nga lodhja e gjumit që mund të ketë goditur drejtuesin e automjetit. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...