Nisma për Kosovën e përkrah protestën e nesërme që do të mbahet në Prishtinë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.
Nisma e konsideron se vet kërkesa për themelimin e Gjykatës Speciale e cila do t’i ndjek krimet e pretenduara mbi baza etnike e jo krimet e luftës të kryera në Kosovë është një pretendim i pashembullt.
“Nisma për Kosovën konsideron se ndryshimet kushtetuese që po i përgatiten Kosovës rrënojnë sovranitetin e vendit, sovranitet i fituar pas flijimeve të shumta, për çka kishim edhe një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.
Sovraniteti sipas Nismës buron nga populli dhe askush nuk ka të drejtë ta negocioj dhe suprimoj atë, madje as Kuvendi i Kosovës. /Telegrafi/


