Edhe në Maqedoni shënohet Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

PUBLIKUAR

Në botë sot shënohet Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare, të cilën UNESKO e shpalli në sesionin e 30-të të Konferencës së përgjithshme në vitin 1999. Në vitin 2000 më 21 shkurt është promovuar si Ditë e linguistikës dhe shumëllojshmërisë kulturore dhe multilinguizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM

Krahas kësaj, sot Komuna e Shtipit dhe dy kopshte për fëmijë e kanë shënuar Ditën ndërkombëtare të gjuhës amtare.

‘Në bibliotekë sot me fëmijët kemi pasur punëtori kreative. Fëmijët kanë biseduar me shkrimtarin dhe u janë lexuar tregime dhe vjersha nga librat e Trajçe Kacarov, më pas kanë shikuar tregime në gjuhën maqedonase’, thotë Xhonova Popova.

Sot në botë fliten rreth 6 mijë gjuhë. Në vitin 1998 hyri në fuqi Karta evropiane për mbrojtjen e gjuhëve rajonale dhe pakicë, me të cilën, gjithashtu, theksohet llojllojshmëria linguistike dhe shumëgjuhësia.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...