Edhe në Komunën e Lipjanit shënohen aktivitete dërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit

PUBLIKUAR

Drejtorati i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale në Lipjan, në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore dhe të Drejtat e Njeriut, ka organizuar një sërë aktivitetesh me rastin e 31 Majit Ditës Botërore kundër duhanit.
Në këtë ditë në të gjithë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit.
Po ashtu aktivitete me moton “ Molla ju siguron shëndet kurse duhani vret”, janë zhvilluar në të gjitha shkollat e mesme dhe fillore të Komunës së Lipjanit, në të cilat janë mbajtur ligjerata me qëllim të vetëdijesimit në parandalimin e pirjes së duhanit dhe pasojave shëndetësore që shkakton pirja e duhanit.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme në të gjitha institucionet komunale gjatë shënimit të aktiviteteve ndërgjegjësuese janë shpërndarë molla, duke u thirrur në moton “ Molla ju siguron shëndet kurse duhani vret”.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...