Në adresë të kryeministrit Ramush Haradinaj shkuan mjaft kritika pasi këtij të fundit nuk iu dha viza nga shteti amerikan.
Nga dikush u cilësua edhe si nisje e izolimit për Kosovën, pasi ky i fundit u bë pjesë e iniciativës për rrëzimin e Speciales e po ashtu është kundërshtar i Demarkacionit, ndonëse nga vetë ambasada e këtij shteti kjo gjë nuk u komentua.
Por, nuk është vetëm Haradinaj që iu pamundësua shkuarja në Amerikë nga refuzimi i vizës. Amerika ia refuzoi vizën edhe gjeneralit serb Ljubisa Dikovic.
Sipas gazetës serbe Danas, ky refuzim vije pasi gjenerali mori pjesë në disa stërvitje ushtarake gjatë vizitës vitin e kaluar në Rusi.
Ndryshe, Amerika ka një listë me njerëzit që nuk lejohen të futen në territorin amerikan. Ajo u miratua nga presidenti George Bush e u vazhdua edhe nga Donald Trump. Ani pse kryeministri Ramush Haradinaj dhe gjenerali serb nuk përmenden në këtë listë, shteti amerikan përdor disa procedura të stërzgjatura për të vonuar vizat e disa personave, siç janë Haradinaj e Dikovic./gazetametro.net


