Edhe Çekia do ta mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Kryetari Imri Ahmeti uron Kurban Bajramin

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka uruar festën e Kurban Bajramit.   Postimi plotë: Të nderuar...

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës.

“Kam urdhëruar që të bëhen përgatitje për një rezolutë në Këshillin e Ministrave, që do të çojë në mbylljen e hapësirës ajrore për avionët rusë”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Piotr Mueller, ky vendim do të hyjë në fuqi në mesnatë.

Edhe Republika Çeke po planifikon që të mbyllë hapësirën ajrore për avionët rusë, tha kryeministri Petr Fiala pas një mbledhjeje të Qeverisë që u mbajt të premten.

Rusia më 24 shkurt nisi sulmin ndaj Ukrainës, veprim që është dënuar nga Perëndimi. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të ofensivës në Ukrainë./REL/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...