Edhe arbëreshët gëzohen për Kosovën, Imri Ahmeti: Ishte ndjejë e veçantë (VIDEO)

PUBLIKUAR

Dy komuna italiane me popullsi arbëreshe ishin të pranishëm sot në festimet e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Prishtinë, edhe për të firmosur një binjakëzim me dy komuna kosovare, pikërisht me Fushë Kosovën dhe Lipjanin.

Imri Ahmeti

I intervistuar nga A2, kreu i komunës Lipjanit Imri Ahmeti u shpreh se ky kontakt i parë me ta, “ishte ndjejë e veçantë, se përveç gëzimit për përvjetorin e pavarësisë po nënshkruajmë një marrëveshje binjakëzimi të dy komunave të Kalabrisë, e njohur nga ne deri më tani më shumë nga leximet dhe historisë së arbëreshëve”.

Alberto Tocci

Alberto Tocci, kreu i komunës arbëreshe Civita, ndihet “i nderuar që bashkë me vëllezërit nga Shqipëria dhe Kosova kemi vendosur hapa të mëtejshme për bashkëpunim. Sapo kemi ardhur në Kosovë kemi ndjerë atmosferën e bashkëpunimit si një moment i rëndësishëm për shkëmbimet institucionale kulturore dhe ekonomike”.

Dhe përfundon me një fjali kuptimplotë. “Ne mund të bëhemi më të fortë po të jemi të bashkuar”./a2news/

 

SHIKO MË SHUMË

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...