E zë gjumi pranë timonit dhe përplaset me kamionin – e bija e tij që ishte brenda “fluturon” nga dritarja (Video, +18)

PUBLIKUAR

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një adoleshente “fluturon” nga dritarja e përparme e veturës, pasi babanë e saj e zuri gjumi derisa ishte pranë timonit.

Babai i saj kishte humbur kontrollin mbi timonin, dhe kështu ishte përplasur me rimorkion e kamionit që po lëvizte me shpejtësi të madhe në autostradë, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e kësaj përplasje, 13-vjeçarja e cila nuk kishte vënë rripin e sigurisë është hedhur nga dritarja e veturës dhe ka përfunduar më fytyrë në rrugë, ku pranë saj po kalonin veturat me shpejtësi të madhe.

Çuditërisht askush brenda veturës nuk është lënduar seriozisht, madje babai i saj del jashtë për ta marrë të bijën që dukej se kishte probleme me dorën.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një autostradë në qytetin kinez Hangzhou. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...