E vërtetuar edhe shkencërisht: Kjo është mënyra më e mirë për ta përmirësuar kujtesën

PUBLIKUAR

Ka shumë teori të ndryshme rreth asaj se përse ne harrojmë. Disa thonë se kjo ka të bëjë me gjenetikën, e disa tjerë thonë se është çështje moshe.

Por, nëse veç keni filluar të keni probleme me kujtesën, atëherë mos i humbni shpresat për zhvillimin e një kujtese më të mirë. Ekzistojnë disa mënyra për ta përmirësuar kujtesën, por më të mirën ndër to ne kemi tendenca ta shmangim, transmeton Telegrafi.

Fjala është për ushtrimet aerobike.

Sipas një studimi, personat mbi 50 vjet e kishin përforcuar kujtesën e tyre vetëm pas gjashtë jave që kishin bërë lloje të ndryshme të ushtrimeve aerobike. Ky studim ishte publikuar në revistën “Frontiers in Aging Neuroscience”.

Kryerja e ushtrimeve aerobike ndikon shumë në përforcimin e zonave të trurit që janë përgjegjëse për mbajtjen në mend. Pra, nëse veç dëshironi të mbani mend numrat e telefonit, emrat dhe fytyrat e njerëzve që sapo i keni takuar, atëherë është mirë ta filloni ditën me ushtrime të tilla.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...