E vërteta rreth proteinës: 3 mite të cilat duhet të shuhen

PUBLIKUAR

MIT: Mundësitë janë të mëdha se keni mungesë proteinash!

“Proteina” është bërë fjalë shumë prezente viteve të fundit, e veçanërisht në kategoritë e shëndetit dhe fitnesit. Por, përveç nëse nuk hani ushqim asnjëherë, mundësitë janë thuajse zero se keni mungesë proteinash, transmeton Telegrafi.

Sipas statistikave nga ekspertët shëndetësorë, pothuajse të gjithë nga ne (gjashtë nga shtatë meshkuj, dhe 24 nga 25 gra) i përmbushin nevojat ditore të proteinës. Sidoqoftë, gratë shtatzëna, vegjetarianët dhe disa atletë mund të kenë rrezik të mungesës së proteinave.

MIT: Duhet të hani shumë proteina për shëndet të mirë

Përmbushja e sasisë së rekomanduar ditore të proteinës është shumë e lehtë, sepse është shumë më e vogël se ç’mendoni. Mesatarisht një personit i duhet rreth 1g proteinë për kilogram të peshës trupore – pra nëse peshoni 70 kilogramë, juve ju nevojiten 70g proteinë në ditë.  Një gotë qumësht me plot yndyrë ka rreth 8g proteinë dhe 100g gjoks pule ka 30g proteinë, prandaj e keni parasysh se nuk është vështirë të arrihet ajo sasi e rekomanduar.

MIT: Ju nevojitet shejk proteinash për të ndërtuar muskuj

Është e vërtetë se ju nevojitet ta rritni sasinë e proteinave që e konsumoni për të ndërtuar muskuj, në rreth 1.5g për kilogram të peshës trupore. Dhe përderisa shejkat me proteina janë mënyrë e lehtë për ta fituar atë sasi ekstra, ato nuk janë mënyra e vetme, dhe ju mund ta arrini shumë lehtë atë sasi edhe pa to.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...