E tmerrshme: Shqyen faqet e Kuranit, urinon mbi to dhe më pas i vë flakën librit të shenjtë (Foto/Video, +16)

PUBLIKUAR

Një grua ka shkaktuar zemërim në botën myslimane, pasi filmoi veten duke urinuar në librin e shenjtë Kuranin, të cilit më pas i vë flakën, shkruan Mirror.

Gruaja e paidentifikuar shihet në video duke qëndruar pranë flamurit sllovak, derisa në dorë mban Kuranin të cilin e urinon dhe më pas i vë flakën, transmeton Telegrafi.

Gruaja me flokë të zeza kishte realizuar videon diku në malet e Sllovakisë, ku shihet duke shqyer faqet e Kuranit, dhe më pas zhvesh pantallonat për t’i urinuar faqet e shqyera.

Pas këtij veprimi të pafalshëm ajo i lyen ato me benzinë të cilave më pas iu vë flakën. Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo u ka dërguar mesazh kërcënues myslimanëve që jetojnë në “vendin e saj”.

Para objektivit të kamerës ajo i drejtohet myslimanëve si “parazit”.

“Do t’ju përndjek një nga një. Pa marrë parasysh nëse është femër, fëmijë apo burrë. Do t’i shfaros të gjithë që më dalin përpara. Kam një mesazh edhe për policinë – askush nuk mund të më ndalë”, ka shtuar ajo.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...