E tmerrshme: Nëna rreh fëmijën 3-vjeçar deri në vdekje vetëm pse nuk e duronte

PUBLIKUAR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një nënë ka rrahur fëmijën e saj vetëm 3 vjeçar deri sa i ka shkaktuar vdekjen

“Nuk pushonte së qari, bënte shumë naze, e rraha se doja të kuptonte”. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të janarit dhe fëmija I dhunuar vetëm 3 vjeç e 8 muaj arriti i vdekur në poliklinikën e Modenas.

Mësohet se ishte vetë nëna me origjinë, moldave e cila ka çuar fëmijën në spital si dhe ka treguar mbi ngjarjen e rëndë.

Në hetimet e policisë është përfshirë edhe partneri i saj i cili është shqiptar.

Burime nga policia mësohet se shqiptari është me precedent penal pasi ka disa akuza për prostitucion.

Gruaja, një 27 vjecare moldave ka pranuar se e ka rrahur fëmijën, me një dëshmi që ka lënë pa fjalë hetuesit. ”E rraha se bënte shumë kapricio. Doja vetëm të pushonte e të mos qante më por nuk mendova se do vdiste”- ka thënë ajo./albeu.com/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...