E ruani çokollatën në frigorifer? Është një ide e keqe

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksident i rëndë në autostradën e Fushë Kosovës, përfshihen disa makina, kamionë e një furgon (Pamje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm mbi urën e autostradës në...

Këto janë vendet ku sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS ka njoftuar se si rezultat i punimeve në projekte dhe punime të domosdoshme...

Nuk ka person që mund t’i rezistojë çokollatës

Shumica hanë disa rreshta dhe nuk mund të ndalen në vetëm një.

Çokollatën e blerë apo pjesën e mbetur të çokollatës shumica e ruajnë në frigorifer, gjë që nuk është edhe aq e rekomandueshme.

Shija e çokollatës, domethënë e kakaos, humb cilësinë dhe plotësinë në temperatura më të ulëta.

Temperatura ideale për ruajtjen e kësaj ëmbëlsire të preferuar sillet midis 18 dhe 21 gradë, transmeton Telegrafi.

Çokollatën të cilën nuk e keni ngrënë, mbështilleni në folie apo në mbështjellëse në të cilën tashmë ishte kur e keni blerë.

Nëse nuk jeni ndonjë adhurues i madh i çokollatës dhe ju intereson afati i qëndrueshmërisë, lajm i mirë është që kjo ëmbëlsirë mund të qëndrojë edhe disa muaj pas afatit të shtypur në ambalazh për shkak të flavonoideve të cilat pengojnë oksidimin e yndyrës

Çokollata e zezë mund të ruajë shumë gjatë cilësinë, madje edhe deri në një vit, ndërsa çokollata me qumësht mund të ruajë shijen dhe aromën e saj të plotë deri në 6 muaj nga data e stampuar në ambalazh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tri punët më të mira për njerëzit në depresion

Është vërtetuar shkencërisht se zgjedhja e duhur e punës ka një efekt pozitiv në...

Rënia e flokëve dhe kapakët e syve të “yndyrtë” janë shenja të problemeve me zemrën

Rënia e flokëve te meshkujt në majë të kokës, linja e ngritur e flokëve...

“Sëmundja e vjeshtës”: Lojërat që na bën shtatori

Këtë gjë më shumë se gjithçka e ndjen trupi i njeriut. Ekspertët konfirmojnë që...